Emocionuese/ Dasma e pazakontë pas 13 vitesh bashkëjetesë, 4 fëmijët përcjellin nënën në altar

schedule08:14 - 26 Janar, 2022

schedule 08:14 - 26 Janar, 2022

Ela dhe Gjergji Nikolla janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Ata kanë katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë. Mirëpo, kanë bërë dasmë vetëm pas 13 vitesh bashkëjetesë. Çifti zgjodhi të martohej me rastin e 1-vjetorit të vajzës së tyre të vetme.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan emocionet e para të dasmës.

“Pak e çuditshme kur më uronin me trashëgime. Vajza e ka ditëlindjen më 31 janar dhe të gjithë festonin në shtëpitë  tyre dhe nuk u bë e mundur. E bëm më 3 janar. Ishte ëndrra ime se kisha hall mos vdisja pa veshur fustanin e bardhë”, u shpreh Ela shumë e qeshur.

Më tej, ajo ndau dhe detaje nga njohja e të dyve, e cila ishte shumë e veçantë.

“Mbasi unë u transferova nga Elbasani në Durrës kam ndejtur me qira te nusja e dajës së Gjergjit dhe ajo më njihte”, tha ndër të tjera Ela.

Të pyetur lidhur me emrat e fëmijëve, Gjergji tregoi: “Santiango është një film që kam pasur parë unë. Uesli e kam pas lehtë se kam qenë tifoz me Interin. Liamin e zgjodhi gruaja, ndërsa Solei është dielli, siç i thonë një diell pas tre djemve”.

Më tej, Ela tha se i dukej e pabesueshme që pas tre djemve, solli në jetë një vajzë.

“E besoni që fëmija lindi dhe unë nuk e besoja që kisha bërë vajzë. Ajo lindi 1 kg e gjysmë dhe para kohë. Qendroi në inkubator dhe i çoja qumësht. Një ditë kur I ndërroi infermierja mu duk si çun, I thash Gjergjit shko shikoje se është çun. Ajo tha ju keni një muaj që i keni venë emrin dhe thoni që është çun. Nuk e besoja që ishte vajzë”./abcnews.al