Emergjencat Civile: Parashikohen përmbytje

schedule10:57 - 29 Nëntor, 2017

schedule 10:57 - 29 Nëntor, 2017

Nga data 30 nëntor deri në 4 dhjetor priten reshje të dendura shiu.  Shtabi i emergjencave civile kërkon të merren masa për parandalimin e përmbytjeve, veçanërisht në qarqet Vlorë dhe Fier të cilat janë më të rrezikuarat.

Shqipëria kërcënohet nga përkeqësimi i motit. Është shtabi i emergjencave civile që paralajmëron marrjen e masave  kryesisht në qarqet e Vlorës dhe Fierit të cilat janë më të rrezikuarat nga reshjet e shirave.

Nga data 30 nëntor deri në 4 dhjetor, sipas Institutit të Gjeoshkencës,por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile parashikohen reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier parashikohet se mund të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë, 2 Dhjetor 2017.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet Gjirokastër, Berat, Elbasan përmbytjet  mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte, 1 Dhjetor 2017.

Që të mos përsëritet situata e viteve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kërkon mbledhjen urgjente  të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile  në rang qarku dhe bashkie duke dhënë detyra për çdo institucion që ka përgjegjësi për emergjencat civile, dhe këto të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.Duhet të nisë komunikimi dhe shkëmbimi i informacioneve  midis drejtorive të rrugëve, Policisë së shtetit, operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Dhe mbi të gjitha shtabi I emergjencave civile kërkon të angazhohen struktura per mbikqyrjen e nivelit te lumenjve dhe të forcojne argjinaturat ne pika te dobeta.

Të gjitha këto janë një mundësi për të devijuar nga historia e përmbytjeve që ka parë shqipëria vit pas viti./abcnews.al

 

https://youtu.be/tKdZHkSiZao