Analisti Albatros Rexhaj thotë se Elisa Spiropali, me rebelimin e saj, po krijon flluskë sapuni brenda PS.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se Spiropali ka kauzë private, dhe jo politike.
“Unë mendoj se këtu nuk ka diçka serioze. Nuk mund të krijohet një kauzë private dhe të transformohet në kauzë politike. Ajo që po bën zonja Elisa është kauzë private. Kam rënë prej shkëqlimit, nuk jam afër liderit dhe për një moment, zbulova gjërat që zbulova. Kjo është shumë problem të kthehet në një betejë politike. shtë intereante për debate në studio, për diskutime me OJQ, është përrallë e bukur që i shitet ndërkombëtarëve.
Elisa më shumë se kaq, nuk mundet të bëjë. A ia plotëson Rama dëshirën për ta përjashtuar? Edhe mund të ndodhë. Në shijen time, nuk ka nevojë për ta bërë. Thjesht, injoroje, hiqe nga funksionet në parti. Rri, vegjeto aty. Rama ka qejf për të bërë edhe teatër. Ne nuk mund të dimë një gjë, nëse Elisa zgjedh një formë aktivizmi. Por brenda PS, kjo është flluskë sapuni”, theksoi ai./abcnews.al


