Analisti Albatros Rexhaj thotë se kanë qarkulluar lajme se njerëz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë dalë në protestat në vend.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj u shpreh se kjo nuk do të thotë se ata janë nxjerrë në rrugë nga Veliaj.
Sipas Rexhajt, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama nuk kanë qenë kurrë binom.
Ndërsa politologu Roland Lami deklaroi se Veliaj është në rolin e rivalit në Partinë Socialiste.
Albatros Rexhaj: Kjo ka qarkulluar. Por a nënkupton kjo që Erioni i nxjerr në rrugë? Ata kanë dalë vetë. Njerëzit nuk janë dele. Fakti që kanë votuar për ty dje, nuk do thotë që të votojnë dhe nesër. Unë besoj se Rama dhe Veliaj nuk kanë qenë kurrë binom. Fakti që njerëzit kanë simpati për ty, nuk do të thotë që do votojnë për ty. Fakti që njerëz lëvizin dhe vijnë pas meje, është iluzion.
Roland Lami: Kundërshtari goditet me aq sa mundesh. Zoti Veliaj është në pozicionin e rivalit në PS. Nuk përjashtohet mundësia që zoti Veliaj të ketë kontribuar negativisht në zgjedhjet e 2025 dhe në rastin e flamingos. Unë nuk e shoh si një sjellje që është përjashtuese. Unë po futem në logjikën e sjelljes politike. Rivalët luajnë fort me njëri-tjetrin për pozicione. Zoti Veliaj me mbështetjen që ka në Tiranë, a mund të rrezikojë kandidatët që mund të dalin për Tiranën? Unë mendoj se jo./abcnews.al


