Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të ketë alternativë ndaj politikës së vjetër”/ Protesta, Rexhaj: Ndryshe nga Serbia, këtu s’ka kandidatë me karrierë kundër establishmetit

schedule20:58 - 12 Nëntor, 2026

schedule 20:58 - 12 Nëntor, 2026

Analisti Albatros Rexhaj thotë se në skenën politike duhet të dalë një alternativë kundër politikës së vjetër.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rexhaj thotë se në protestë, ka pak njerëz që plotësojnë realisht kriteret, për të cilat njerëz po protestojnë, si qënia kundër establishmentit apo oligarkëve.

Rexhaj shtoi se tek protestuesit, nuk ka një listë si në Serbi, kandidatët e së cilës kishin karrierë të dëshmuar kundër establishmetit.



“Si Albatros, unë do doja që në skenën politike të dilte një alternativë ndaj politikës së vjetër. Në fund të fundit, kanë kaluar 3 dekada me këtë politikë të vjetër, është proces natyror që të dalë diçka e re. Tregon se po ndodh diçka këtu. Por që kjo të ndodhë, duhet që kjo politika e re të përfaqësojë realisht atë për të cilën, është folur që kanë dalë njerëzit në rrugë, që është kundër establishmentit, kundër oligarkëve, dhe kur e kap, e shikon strukturën, aty pak njerëz janë që i plotësojnë këto kritere. Pjesa tjetër, edhe ata njerëz që i plotësojnë këto kritere, as media nuk i përkrahin, as qytetarët nuk i marrin seriozisht. I shohin si ushtarë, por jo si udhëheqës.

Kur futemi te rasti i udhëheqësve, dalin të lidhur me pronarë mediash, me biznesmenë, me oligarkë. Këtu është pika që dallohet me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë. Lëvizja studentore në Serbi, kanë pasur karrierë të dëshmuar kundër establishmetit. Këtë nuk po e shoh këtu. Ky është realiteti këtu. Janë disa oligarkë që kanë sfiduar disa oligarkë të tjerë. Brezi i ri i politikanëve do dalë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!