Ekzekutimi mafioz në Tiranë, RENEA kontrolle për gjetjen e armës

schedule13:52 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:52 - 25 Shkurt, 2021

Pas ekzekutimit të 66 vjeçarit Behar Sofisë në mes të Tiranës, forcat e RENEAS, gjatë mesditës po punojnë për gjetjen e provave materiale përgjatë lumit Lana.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarje po punohet për gjetjen e armës së krimit e cila mendohet se është tip silenciator.

Ndër të tjera mësohet se viktima për gjatë 30 metra është ndjekur nga autori dhe më pas është ekzekutuar në trotuar afër Piramidës.

LEXO EDHE: Vrasje e mirëorganizuar: 66-vjeçari në Tiranë u qëllua nga një makinë, drejtimi që morën autorët

Viktima ishte një emër i njohur për policinë pasi ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe emri i tij gjithashtu ishte i përfshirë dhe në ngjarjen e gushtit të 2009 ku si pasojë e një aksioni për arrestimin e Dritan Dajtit janë vrarë katër policë. e.su./abcnews.al