Ekspertja amerikane: SHBA-ja po përballet me një fazë të re të koronavirusit

schedule09:02 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:02 - 3 Gusht, 2020

Ekspertja amerikane, Deborah Birx, deklaroi  se SHBA-ja po përballet me një fazë të re të pandemisë, duke shtuar se koronavirusi po përhapet me shpejt, se në fillim të këtij viti.

“Ajo që ne po shohim sot është  ndryshe nga ajo që kemi përjetuar në muajin mars dhe prill. Virusi po përhapet më shpejt, madje është përhapur kudo edhe në zonat rurale si dhe urbane”, u shpreh Birx, koordinatore e taskë-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Birx theksoi se qytetarët e SHBA-së, duhet të ndjekin rekomandimet shëndetësore, përfshirë mbajtjen e maskës si dhe të praktikojnë distancën sociale.

“Dua t’ju them që askush nuk është imun ndaj këtij virusi, kështu që edhe ju që jetoni në zonat rurale duhet të bëni kujdes”, u shpreh ekspertja.

“Nëse zona në të cilën ju jetoni ka raste të shumta të virusit, atëherë ju duhet të vendosni maskën”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Të paktën 4,641,000 raste dhe 151,000 viktima janë raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga shkurti. Rreth 50,000 raste të reja dhe 478 viktima u raportuan të Dielën./abcnews.al