Einxhel Shkira i bashkohet Gerti Çarçanit tek “Pressing” në Abc News (VIDEO)

schedule17:07 - 12 Nëntor, 2019

schedule 17:07 - 12 Nëntor, 2019

Emisioni sportiv “Pressing” vjen me një studio dhe koncept krejtësisht të ri.

Ndërkohë që po punohet intensivisht me studion e re për ta bërë gati të hënën, është bërë e njohur për publikun edhe shoqëruesja e Gerti Çarçanit në këtë emision, e cila është Einxhel Shkira.

Modelja dhe prezantuesja i bashkohet kështu stafit të “Abc News” duke u bërë imazhi i emisionit më të dashur sportiv në vend.

Einxheli ishte një surprizë që nuk na u prit t’jua tregojmë, ndërkohë që të hënën do të zbulohet gjithçka e re në “Pressing”. /abcnews.al