“Edicioni Veror 2020” sjell veçantinë e një prej lagjeve më të bukura historike në qytetin e Vlorës.
Një lagje që ka marrë tashmë pamje piktoreske, e cila njihet ndryshe si lagja ku ka jetuar vajza që ka qëndisur flamurin shqiptar, Marigo Pozio..
Netilda Gundardhi ka treguar për gazetaren Irini Meçe vlerat të rëndësishme të kësaj dhe transformimin në një lagje turistike.
Ajo tregoi se është bërë pjesë e një projekti që i ka dhënë një tjetër pamje.
“Këtu shiteshin rroba të përdorura. Projekti Tid, që është përmirësimi i turizmit të zonës ka si qëllim që persona që vijnë të mbeten të kënaqur. Asambli i kësaj zone është kryesisht kulturor”, tha ajo.
Më tej ajo shtoi se pandemi ka sjellë një numër të ulët të turistëve. Por hapja e bizneseve të zonës ka ndryshuar disi situatën.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon: