E rëndë, vetëvritet me armë gjahu 65 vjeçari në Memaliaj

schedule08:08 - 27 Janar, 2021

schedule 08:08 - 27 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku një 65 vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, ku është vetvrarë shtetasi N. M., 65 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu  shtetasi N. M., 65 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë  të ngjarjes./abcnews.al