E krahasuan me presidentin ukrainas, Ermali tregon nëse do t’i futej politikës: Kam pasur oferta

schedule11:18 - 3 Mars, 2022

schedule 11:18 - 3 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është bërë hit në rrjete sociale pas pushtimit rus jo vetëm që qëndrimin e tij por gjithashtu dhe për faktin se më parë ka qenë aktor humori. Njerëzit në Shqipëri nisur aludimet se kush nga aktorët tanë të humorit do të bënte më së miri rolin e liderit në vendin tonë. Mes shumë emrave, ndjekësit kanë përmendur dhe Ermal Mamaqin. Por si e shikon ai këtë gjë?

LEXO EDHE: “I ka hipur tangërlliku”, Ermali Mamaqi shpërthen ndaj Bora Zemanit, komenti për Trixën

Ai foli për mundësinë e përfshirjes në politikë gjatë intervistës në “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se ka pasur disa oferta disa vite më parë. “Nuk është çudi. Kam pasur oferta para shumë vitesh nga të dyja kahet e politikës por i kam refuzuar. Mendoj se është një terren që nuk e njoh por ku i dihet vjen një moment dhe bëhem kryeministër i këtij ose atij vendi.”, u shpreh Ermali për Alban Musën.

LEXO EDHE: E krahasuan me presidentin ukrainas, Ermali tregon nëse do t’i futej politikës: Kam pasur oferta

A do t’i fitonte zgjedhjet nëse do të ishte përballë Ramës? “Mendoj se po ta kisha marrë si qëllim do kishim dalë shumë afër. Do e kisha mundur, do ta kisha lënë që të ishte afër meje.”, tha Ermali.

LEXO EDHE: A do t’i rikthehet muzikës? Ermal Mamaqi tregon arsyen se pse u largua nga ekrani

/abcnews.al