VIDEO/ Suarez e mbyll me Barcelonën, ikën në lot nga qendra stërvitore

schedule13:39 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:39 - 23 Shtator, 2020

Luis Suarez, ditën e sotme nuk u paraqit në stërvitje si zakonisht në makinë me Leo Messin. Arsyeja ishte se ai do të largohej nga Barcelona dhe tashmë kjo është reale.

Sulmuesi uruguaian është larguar në lot nga qendra stërvitore dhe gazetarët kanë kapur edhe pamje filmike, ku shihet Suarez duke qarë i mallëngjyer.

Ai ishte pjesë e Barcelonës që prej vitit 2014, kur katalanasit e blenë nga Liverpool. Tani sulmuesi do të veshë fanellën e Atletico Madrid dhe do të mbetet pjesë e La Liga. /abcnews.al