Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sali Berisha futet në selinë e PD

schedule15:05 - 25 Mars, 2022

schedule 15:05 - 25 Mars, 2022

Sali Berisha është futur në selinë e Partisë Demokratike. Pritet që ish-kryeministri të ketë një deklaratë për shtyp.

Më herët në PD mbërritën anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj ata janë duke zhvilluar një mbledhje me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj si dhe Sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi.



Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit është certifikuar si organ drejtues. Ndërkohë kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi  si vendim skandaloz dhe tha se do të ankimohej. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!