Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se SPAK duhet të kishte nisur hetimet për përdorimin e të dhënave të qytetarëve, nga Partia Socialiste.
Ndërsa citoi pyetjet e një politikani gjerman të cilit nuk ia përmendi emrin, Presidenti theksoi se në Republikën e Shqipërisë vota është e lirë dhe e fshehtë, ndërsa shtoi se mbrojtja e saj është mbrojtje ndaj Atdheut.
“Nëse preket një votë e vetme t’i tregojmë vendin kësaj bande. U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikani gjermane dje, drejtuar kryeministrit për keqpërdorimin kriminal të dhënave janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Këto pyetje dua t’ja bëj sërish SPAK i cili në këtë rast duhet të kishte hyrë në përdorim.
-Pyetjet e politikanit gjerman që dua t’i përsëris
-Cila është procedura konkrete që ju drejtoni?
-Nga janë marrë të dhënat dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja?
-Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste?
-Nëse janë marrë nga kontaktet derë më derë ku ekziston materiali shkrimor i qytetarëve që lejojnë dhe pranojnë me firmë marrjen e përdorimit të të dhënave?
-Nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat , nga janë marrë këto të dhëna?
-Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën e patronazhit, a janë pyetur?
-Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto komente dhe shënime dhe çfarë ndodh më pas me to?
-Në Republikën e Shqipërisë , vota është e lirë dhe e fshehtë si përputhet ky parim madhor me faktin që në një statistikë është e shkruar preferenca e votës?
Meta gjithashtu deklaroi se mbrojtja e votës është vetë mbrojtja e Atdheut. Drejtuar SPAK, Presidenti kërkoi informacion në lidhje me krijimin e bazës së të dhënave.
/abcnews.al/


