KLGJ, kërkesë ministrisë: Zgjidhni ngërçin me gjyqtarët, nuk ka kush ta gjykojë Shullazin

schedule10:43 - 20 Shkurt, 2020

schedule 10:43 - 20 Shkurt, 2020

Shkarkimi i një numri të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh nga vettingu ka futur në kolaps gjykatat dhe prorkuroritë e vendit duke bërë që të dënuar të caktuar të jenë në prag të lirimit për shkak të ngërçit të shkaktuar.

Një problematikë të tillë është duke e hasur edhe Apeli i SPAK. Në lidhje me këtë, KLGJ ka dërguar kërkesë ministrisë së Drejtësisë që të gjejë një zgjidhje ligjore duke lejuar edhe gjyqtarët e gjykatave të tjera të apelit të gjykojnë çështje në SPAK.

Në letrën e siguruar nga gazetarja Glidona Daci për abcnews.al shkruhet se në shkallë vendi ka një reduktim të stafit të gjykatave me 40%.

Rasti konkret i kësaj problematike të shkaktuar nga reduktimi i numrit të gjyqtarëve është pikërisht çështja Shullazi, e cila është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme.

Tërheqja e gjyqtarëve dhe shtyrjet e vazhdueshme kanë bërë që ai të mos gjykohet dhe procesi të zgjasë për muaj të tërë.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se gjyqi i tij u shty sërish sot për shkak se në trupën gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi.

Gjatë kësaj periudhe, gjyqtarët janë tërhequr për arsye të ndryshme duke bërë që të përfundojë e gjithë lista e atyre që janë të mundshëm për të gjykuar Shullazin.

Ndërkohë, sipas përcaktimeve ligjore, çështje të SPAK nuk mund të shqyrtohen nga gjyqtarë që nuk janë gjyqtarë të SPAK.

Shkresa e siguruar nga abcnews.al: