Një çantë e dyshimtë është gjetur mëngjesin e së premtes në rrugën “Martin Camaj” në kryeqytet. Policia është aktualisht duke verifikuar rastin.
NJOFTIMI
“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.” /abcnews.al/


