Albin Kurti dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë në zgjedhje

schedule13:48 - 14 Janar, 2021

schedule 13:48 - 14 Janar, 2021

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar mesditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet elektorale të shkurtit.

Sipas asaj që deklaruan në konferencën e përbashkët për shtyp, Osmani do të kandidojë në listat e Vetëvendosjes.

Afati për aplikim të subjekteve politike për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit është deri të shtunën më 16 janar, në ora 18:00

Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.

“Sot dhe për katër vitet në vijim jemi të vendosur për të nderuar një shtet që lufton krimin, ka prioritet arsimin dhe shëndetësinë. Jemi të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës sonë. Jemi të vendosur për një Kosovë që garanton një jetë me dinjitet. Jemi një muaj larg zgjedhjeve dhe mbetet në dorën e qytetarëve që të vendoset fati i Kosovës në 14 shkurt deklaroi”, tha Osmani.

/abcnews.al/