Në Kosovë është shënuar sot rekordi i ri me të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 963 raste të reja me koronavirus.
Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportin 24 orësh të këtij të fundit.
Ndërkohë, betejën me Covid 19 e kanë humbur edhe 13 persona. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 viktima.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.192. g.v/abcnews.al


