Përplaset për vdekje drejtuesi i një motoçiklete në aksin Shkodër-Koplik

schedule13:12 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:12 - 21 Tetor, 2020

Një person është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin Shkodër-Koplik, në Shtoj të Ri.

Abcnews.al mëson se viktima ishte duke lëvizur me motoçikletë në momentin që u përplas nga automjeti. Identiteti i drejtuesit të motoçikletës nuk dihet ende pasi ai nuk kishte mjet identifikimi me vete.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në vend.

Motoçikleta ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Shkodrës. Ndërsa mjeti tip Volkswagen në drejtim të Koplikut. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit. s.b/abcnews.al/