Gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të rregullave të distancimit dhe përdorimin e maskave, ndërsa e ka cilësuar situatën serioze.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 69 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Sakaq shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 3123.
COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)
Lexo edhe: Shënohen 139 raste të reja me koronavirus
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26



