3 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

schedule17:00 - 26 Qershor, 2021

schedule 17:00 - 26 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 3 raste të reja me COVID nga 3853 testime të kryera në total. Konkretisht rastet e reja janë identifikuar në këto tre bashki: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë një 73-vjeçare. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton MSH.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3853

Testime totale            792,878
Raste pozitive             132,509
Raste të shëruara        129,982
Raste Aktive                 71
Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28
Shkodër       18
Lezhë           6
Durrës          5
Elbasan       5
Berat             3
Dibër             2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë             1

m.v/abcnews.al