Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 131 raste të reja, 115 të shëruar

schedule16:02 - 30 Shtator, 2020

schedule 16:02 - 30 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 3 persona. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Në total numri i viktimave shkon në 387.

Betejën me sëmundjen e humbën një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër, brenda ditës, 115 qytetarë janë shëruar nga  Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe: Shënohen 131 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi po ashtu se nga 842 testime të kryera janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77  s.b/abcnews.al