6 të vdekur, 143 raste të reja me koronavirus, shërohen 51 persona

schedule16:26 - 15 Gusht, 2020

schedule 16:26 - 15 Gusht, 2020

Vijon me shifra të larta numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, ndërkohë që raportohet për 6 të vdekur.

ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 143 raste të reja në të gjithë vendin, ku numrin më të madh e ka shënuar Tirana me 43 raste.

Ndërkohë, raportohet se gjatë ditës 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 51 persona, kurse numri i të shtruarve në spitalet Covid është 119. Nga këta, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

ISHP njofton gjithashtu për 51 të shëruar nga koronavirusi sëfundmi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 45 raste në Tiranë, 31 në Durrës, 17 në Korçë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, nga 4 raste në Elbasan, Lezhë, Lushnje, Tropojë, nga 3 raste në Berat, Gjirokastër, 2 në Kavajë, nga 1 rast në Kukës, Mat, Malësi e Madhe, Prrenjas, Memaliaj, Klos, Gramsh, Shijak.

Personat që kanë ndërruar jetë janë një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.

STATISTIKA 
Testime totale 49801
Raste pozitive 7260
Raste të shëruara 3746
Raste Aktive 3289
Humbje jete 225 (Qarku Tiranë 111, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1771
Durrës 433
Shkodër 285
Fier 140
Lezhë 125
Vlorë 118
Korçë 118
Kukës 94
Elbasan 89
Berat 50
Gjirokastër 34
Dibër 32. /abcnews.al