“E di që do të vdes”: Telefonata e fundit para intubimit e emigrantit me bashkëshorten që priste të lindte

schedule16:42 - 18 Janar, 2021

schedule 16:42 - 18 Janar, 2021

Pandemia na ka bërë dëshmitarë të mijëra historive të dhimbshme gjatë komunikimit mes atyre që shtrohen në spitale dhe familjarëve të tyre.

Një e tillë vjen nga spitalet e Greqisë, ku një emigrant nga Bangladeshi telefonon në momentet e fundit para se të futet në intuibim bashkëshorten e tij në vendin e lindjes për t’i dhënë lamtumirën, raporton abcnews.al.

Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe priste që të lindte, ndërsa nga ana tjetër e telefonit bashkëshorti i thotë se ishte e sigurt që do të vdiste duke i lënë porositë e fundit.

Por, edhe pse përqindja e tyrë që vdesin në intubim është e lartë, mediat greke raportojnë se emigrantë 38-vjeçari ia doli duke gëzuar tani shëndet të plotë.

Historinë e luftës mes jetës dhe vdekjes në spitalet e Athinës dhe Selanikut e sjell gazetari Giannis Papadopoulos në “Kathimerini“.

Pavarësisht moshës, një emigrant 38-vjeçar nga Bangladeshi u fut në shërbimin intensiv dhe më pas në intubim. Mjekët kishin një problem me komunikimin me të pasi ai nuk fliste as greqisht dhe as anglisht. Në fund fare, pak para se të futej në intubim, spitalin e telefonon një grua greke dhe shprehet se ishte punëdhënësja e një shokut të tij. Kështu u mundësua një lidhje me familjen.

Kur telefonoi bashkëshorten ai i tha se ishte i sigurt se do të vdiste, ndërsa ajo priste të lindte. Pavarësisht kësaj, ai arriti t’ia dilte duke fituar luftën!“, shkruan Kathimerini. /abcnews.al