E dhunonte bashkëshorti, gruaja në Tiranë tenton t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe

schedule12:44 - 30 Nëntor, 2021

schedule 12:44 - 30 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku një grua 46-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar bashkëshorti i 46-vjeçares pasi akuzohet se e dhunonte vazhdimisht.

Njoftimi i policisë:

Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë./abcnews.al/