Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E bujshme nga Anglia, talenti i “djajve” në “radarët” e një klubi shqiptar

schedule21:40 - 24 Gusht, 2023

schedule 21:40 - 24 Gusht, 2023

Mund të jetë e pabesueshme për shumë futbolldashës, por është e vërtetë. Një skuadër shqiptare ka shfaqur interes për shërbimet e Mason Greenwood, të paktën kështu raporton prestigjozia britanike “TalkSport”.

Që prej rikthimit të tij, anësori i sulmit dëshiron të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi që anglezi kërkon të vazhdojë karrierën larg “Old Trafford” pas investigimit të detajuar mbi lojtarin, me këtë të fundit që u arrestua mbi dyshimin për përdhunim në janar të 2022, akuza, të cilat ranë në shkurt të këtij viti, me Greenwood që u deklarua i pafajshëm.



Që pas atij moment, Manchester United hapi një investigim të brendshëm, teksa pak ditë më parë dolën në përfundimin që vendimi më i mirë për të dyja palët është ndërprerja e bashkëpunimit.

Greenwood është lidhur shumë me një kalim në Saudi Pro League me Al Ettifaq, që drejtohet nga Steven Gerrard, mirëpo “prestigjiozja” britanike mëson që edhe një skuadër shqiptare, e pazbuluar ka shprehur interesim për anglezin dhe tani na mbetet veçse të presim e të shohims e çdo të ndodhë me të ardhmen e anglezit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!