Dy raste abuzimi me pronat, Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK 7 punonjës të Kadastrës

schedule12:12 - 16 Nëntor, 2021

schedule 12:12 - 16 Nëntor, 2021

Gjashtë  punonjës të Kadastrës janë kallëzuar në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në kopshtin e fshatit Ishëm në Durrës.

Ndërkohë ministri Ulsi Manja bëri me dije edhe një tjetër rast abuziv në Tiranë, për tjetërsimin e pronës dhe është kallëzuar personi përgjegjës.

“Rasti i parë ka bëjë me Njësinë Administrative Ishëm, Durrës. Është legalizuar një vend brenda një kopshti publik, ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante.

Rasti i dytë i përket Drejtorisë së Tiranës Rurale, dhe është rasti klasik sesi shteti zhvishet nga pronësia nëpërmjet veprimeve fiktive nga punonjës të Kadastrës. Në kartelë prona rezulton në shteti, ndërsa në sistem pasuria rezulton në emër të një qytetari dhe ky i fundit nuk ka bërë kërkesë për regjistrimin e kësaj prone. Njëherë është me emër të një qytetari, herën  dytë është shtet dhe herën e tretë është regjistruar në merë të një qytetari tjetër. Janë kryer veprime të paligjshme për tjetërsimin e 1000 metër katror tokë.  I njëjti person që ka kryer të njëjtat gjëra për të regjistruar pronat. Këto raste janë të parat për të cilat njësia antikorruopsion ka përfunduar hetimet, janë firmosuar kallëzime.

Këto janë rastet e para që njësia anti-korrupsion ka përfunduar hetimet dhe kanë firmosur kallëzimet për në Spak. Për rastin në Ishëm që është legalizuar objekti nga drejtoria e zonave turistike ka të bëjë me faktin që është në zonë bregdetare dhe objekti publik kopsht që i ka kaluar privatit është në zonë turistike. Këto janë kallëzimet e para. Vetëm nga e marta dhe deri më sot për Kadastrën ka edhe 108 denoncime të tjera për abuzime,” deklaroi Manja. g.v/abcnews.al