FIER– Policia e Fierit ka finalizuar dy operacione për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe verifikimit të automjeteve luksoze.
Në njërin prej aksioneve u arrestuan një 66-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë.
Ndërkohë, në kuadër të kontrolleve për verifikimin e burimit të të ardhurave dhe origjinës së automjeteve luksoze, policia ndaloi për kontroll një automjet tip “Benz”, i cili rezultoi i prodhuar në vitet e fundit dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë një 26-vjeçar banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve./abcnews.al

