Dy lojtarë për N’Golo Kante, Chelsea e tërbon Interin sërish

schedule09:39 - 11 Shtator, 2020

schedule 09:39 - 11 Shtator, 2020

Chelsea nuk ka nevojë për lojtarë, londinezët mund të heqin dorë nga ndonjë lojtar i tyre vetëm për shifrën e duhur. Kjo vlen edhe për N’Golo Kante, i cili po kërkohet me ngulm nga Interi. Nëj mision që duket i pamundur, për më tepër prej problemeve që londinezët kanë pasur me trajnerin Antonio Conte.

Në Angli raportonin një ditë më parë se te Chelsea nuk u shesin asnjë lojtar italianëve, pikërisht prej trajnerit. Sa i takon Kante, fillimisht klubi i Premier League i tha jo një opsioni që çonte Christian Eriksen në Londër.

Interi ka tentuar të fusë në këtë operacion merkatoje edhe kroatin Marcelo Brozovic dhe ka pasur një tjetër “jo”. Interi tani po tenton të mbledhë paratë e nevojshme që t’i shtojë në ofertën e radhës, për t’i plotësuar një dëshirë merkatoje trajneri Antonio Conte. /abcnews.al