Tusha dëshmoi në prokurori, pritet paraqitja e anëtarëve të KED para prokurorëve

schedule10:39 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 10:39 - 13 Dhjetor, 2019

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dëshmoi në Prokurori për kallëzimin e bërë nga presidenti i Republikës Ilir Meta ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.

Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka dëshmuar në Prokurori për kallëzimin e bërë nga presidenti i Republikës Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani. Mësohet se Tusha ka dhënë shpjegimet e saj mbi mbledhjet e KED, për të cilat kreu i shtetit ka ngritur akuzë ndaj Dvoranit.

Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, është larguar nga organi i akuzës së kryeqytetit pa dhënë shpjegime të mëtejshme për mediat. Sipas burimeve nga organi i akuzës kryetarja në detyrë e gjykatës Kushtetuese ka sqaruar edhe proçedurën se si duhet të përzgjidhen antarët e rinj të kësaj gjykate, por nuk ka dhënë shumë detaje. Gjykata u ka dhene prokuroreve te ceshtjes vendimin për të sekuestruar të gjitha proces-verbalet dhe regjistrimet audio të mbledhjes se zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Më anë të ketyre dokumentave prokuroria pritet që të faktojë nëse janë kryer ose jo shkelje kushtetuese nga Ardian Dvorani.

Kreu i shtetit Ilir Meta kishte kërkuar më herët që të bëhet sekuestrimi i këtyre dokumentave. Kjo cështje do të kalojë nga prokuroia e Tiranës të Prokuroria e Posacme kundër korrupsionit hde Krimit të Organizuar, pasi është në kopetencë të saj duke qënë se Ardian Dvorani është funksionar i lartë.

Gjate kesaj jave është marrë në pyetje presidenti Ilir Meta si palë paditëse, si dhe Ardian Dvorani, si person nën hetim. Gjithashtu, dëshmi ka dhënë edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca si palë vëzhguese e këtij procesi. Presidenca akuzon Dvoranin për mungesë transparence, qëllimi i së cilës ishte manipulimi i procesit te perzgjedhjes se anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Pas dëshmisë së Vitore Tushës në prokurori do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.

/abcnews.al