“Doza kanabis, qese farmaceutike”, arrestohen dy shpërndarësit në Tiranë

schedule12:55 - 16 Tetor, 2021

schedule 12:55 - 16 Tetor, 2021

2 të rinja janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge.

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në shtëpi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 52 doza me kanabis.

Në pranga ka rënë edhe një 21 vjeçar pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 46 doza me  kanabis, një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.