Dovedan: Çfarë analize të bëj? I patë edhe vetë penalltitë!

schedule15:52 - 9 Nëntor, 2019

schedule 15:52 - 9 Nëntor, 2019

Veljko Dovedan, trajner i Bylisit, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport analizoi sfidën e humbur me Bylisin. “Ata ishin me pesë lojtarë prapa, jo me tre. Problemi nisi që me humbjen e penalltisë. Po të shënonim do shkonte ndryshe. Ishte një lojë e dobët”.

“Pse duhet që mbrojtësi të bëjë faull në anësore?! Normal që do të humbësh. Faulli ishte naiv te penalltia. Nuk ka lidhje me penalltinë (e para). Rasti i Grishpit? (Qesh). Ncncnc. Ndodh në futboll çdo gjë. Nuk merrem asnjëherë me vendimet e arbitrave”.

“Jepet një penallti, kalon në avantazh Skënderbeu. Nuk mund të bëj një analizë të saktë duke parë penalltitë. Asnjë analizë nuk mund të bëhet për këtë ndeshje”.

“Nuk ka problem për rezultatin, puna është tek ana psikologjike. Duhet të punojmë me këtë pjesë”, tha Dovedan pas ndeshjes që Bylisi humbi me Skënderbeun me rezultatin 2-3. /abcnews.al