Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

LIVE/ Donald Trump zyrtarisht nën arrest, deklarohet i pafajshëm para gjykatës

schedule21:06 - 4 Prill, 2023

schedule 21:06 - 4 Prill, 2023

Ish presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka pranuar fajësinë për akuzat penale e ngritura ndaj tij. Ai është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit. Trump është formalisht nën arrest që nga mbërritja në gjykatën e Manhattanit këtë të martë.

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet se i ka bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për të blerë heshtjen e saj për një aferë të supozuar mes tyre. Pagesa prej 130 mijë dollarësg besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme.

Por supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork. Trump është ish presidenti i parë që përballet me akuza penale. Ai i ka quajtur këto akuza si të stisura politikisht. Ai planifikon të mbajë një fjalim në Mar-a-Lago pasi të kthehet në Florida.



19:35: Donald Trump mbërrin në gjykatë, pritet të njihet zyrtarisht me akuzat

Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e procedurës. Më pas, ish presidenti do të dalë përpara gjykatësit ku edhe do të njihet zyrtarisht me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga prokuroria.

19:47: “Duket surreale, ata do të më arrestojnë”, reagimi i Trumpit teksa i drejtohet gjykatës

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale, teksa i drejtohej Gjykatës së Manhatanit. Në “Truth Social”, Trump u shpreh se kjo që po i ndodhte i dukej surreale dhe nuk i besohej se diçka e tillë po ndodh në SHBA, shkruan CNN.

“Duke u nisur për në Gjykatën e Manhatanit. Duket kaq surreale, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë”, shkroi Trump.

20:03: Donald Trump zyrtarisht nën arrest

Pasi ka mbërritur në gjykatë, Donald Trump është zyrtarisht nën arrest. Ish presidenti pritet të njihet me akuzat që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë $ të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që dyshohet se ka pasur me të në 2006-ën.

20:13: Shtëpia e Bardhë: Gjyqi i Trump nuk është fokusi i Biden

Presidenti Joe Biden është i vetëdijshëm për akuzën e paraardhësit të tij dhe do të informohet, tha Shtëpia e Bardhë, por theksoi se seanca gjyqësore nuk është prioriteti i tij.

20:59: FOTO/ Dalin pamjet e para të Trump brenda sallës së gjyqit

Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të Donald Trump të shkrepur brenda sallës së gjyqit në Manhattan, ku pritet të njoftohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Pranë ish presidentit amerikan ndodhet edhe ekipi i tij ligjor, Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche.

21:33: Trump largohet nga gjykata, ish presidenti u vetëdeklarua i pafajshëm për 34 akuzat penale

Ish presidenti amerikan, Donald Trump sapo ka dalë nga salla e gjyqit në Manhattan pasi mohoi 31 akuzat e ngritura ndaj tij. Trump nuk bëri asnjë koment teksa doli nga salla e gjyqit. Më pas ai hyri në një makinë që e priste dhe pritet të largohet ditën e sotme nga New Yorku./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!