Mediat e huaja kanë publikuar fotografinë e parë të Donald Trump të shkrepur brenda sallës së gjyqit në Manhattan, ku pritet të njoftohet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Pranë ish presidentit amerikan ndodhet edhe ekipi i tij ligjor, Joe Tacopina, Susan Necheles dhe Todd Blanche.

Akuzat rrjedhin nga një hetim për një pagesë të parave të heshtura që i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës. Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor./abcnews.al


