Pasi ka mbërritur në gjykatë, Donald Trump tani është zyrtarisht nën arrest. Ish presidenti pritet të njihet me akuzat që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë $ të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që dyshohet se ka pasur me të në 2006-ën.
CNN raporton se ish presidentit pritet që t’i merren shenjat e gishtërinjve, në kuadër të procedurës që ndiqet në raste të tilla edhe pse nuk dihet ende nëse do të fotografohet apo jo. Ish-presidenti do të dërgohet më pas ne seancën e gjyqit ku do të njihet me akuzën, një seancë që pritet të jetë e shkurtër./abcnews.al


