“Do e fitosh edhe këtë betejë”, Partizani i jep forcë Gegës

schedule20:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 20:54 - 25 Nëntor, 2020

Koronavirusi rezultoi të jetë një provë e vështirë për Skënder Gegën, i cili mëngjesin e sotëm u detyrua të udhëtonte drejt Turqisë me një avion të posaçëm për tu kuruar në mënyrë të specializuar për virusin e rrezikshëm.

Gjendja e tij u përkeqësua gjatë orëve natës së djeshme dhe familjarët e panë të arsyeshme ta kuronin në Turqi. Lajmin e largimit të tij e bëri të ditur Kukësi, që i uroi shërim të shpejtë trajnerit të tyre.

Partizani gjithashtu vendos t’i japë forcë ish-trajnerit përmes një postimi në rrjetet sociale. “Familja e Partizanit i uron Skënder Gegës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushat e lojës. Jemi të gjithë me ty në këto momente të vështira. Do ta fitosh edhe këtë betejë kampion”, shkruhet në postim. /abcnews.al