Ditë finalesh në Superiore, sytë në “Niko Dovana” dhe “Selman Stermasi”

schedule08:09 - 25 Janar, 2021

schedule 08:09 - 25 Janar, 2021

Superiorja nuk ndalet dhe sot luhen dy përballje emocionuese që përmbyllin javën e 16-të të kampionatit. Ndalimi i Vllaznisë në shtëpi ditën e djeshme u jep motivim skuadrave ndjekëse.

Ndeshjet e sotme

Kampionët në fuqi të Tiranës, pas humbjes në derbi duan të mbeten në kontakt me skuadrat e kreut dhe sot zbresin në fushë me synimin për të mundur Laçin e ndërtuar për trofe në fillim të sezonit.

Kjo betejë nis prej orës 13:45 në stadiumin “Selman Stermasi”, kurse tri orë më pas luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave futbollistike. Teuta dhe Partizani përballen mes tyre dhe duan tre pikët, për ta çuar në 7 pikë diferencën me Vllazninë. / abcnews.al