Ditë e zezë në Durrës, 4 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi

schedule16:24 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:24 - 25 Nëntor, 2020

Ditën e sotme u vu re një ulje e viktimash të shkaktuar nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë kur 19 persona humbën jetën si pasojë e Covid-19.

Ajo që bie në sy, është se nga tetë rastet e e sotme fatale, katër ishin nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve njoftoi se betejën me sëmundjen e ka humbur 4 qytetarë nga qyteti bregdetar, 2 nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

Ndërsa, sa i përket situatës në tre spitalet COVID, njoftohet se aktualisht po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, sot u konfirmuan 644 raste të reja me Covid-19 si dhe 365 të shëruar.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 644
Të shëruar ne 24 orë 365
Të shtruar në spitale 461
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2.137

Testime totale 179.842
Raste pozitive 34.944
Raste të shëruara 17.031
Raste Aktive 17.170
Humbje jete 743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8867
Fier 1373
Durrës 1252
Korçë 955
Shkodër 867
Vlorë 833
Elbasan 810
Lezhë 678
Berat 508
Gjirokaster 493
Kukës 375
Dibër 159  s.b/abcnews.al/