Digjet një anije në Korfuz, shpëtohen pasagjerët

schedule22:25 - 14 Korrik, 2020

schedule 22:25 - 14 Korrik, 2020

Një anije është shkrumbuar nga flakët në Marina Gouvia, në Korfuz.

Mediat greke bëjnë me dije se fatmirësisht nga flakët kanë shpëtuar mrekullisht pasagjerët që ndodheshin në anije.

Ndërkohë ekspertët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Mbërritja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur nxjerrjen nga anija të të gjithë pjesëtarëve në bord pa anjë lëndim./abcnews.al