Diaspora votoi/ Analisti: PDK dhe LDK kanë mobilizuar votuesit, Kosova ka ftohje raportesh me SHBA gjatë qeverisjes së Kurtit

schedule15:37 - 9 Shkurt, 2025

schedule 15:37 - 9 Shkurt, 2025

PRISHTINË– Mbi 104 mijë emigrantë të Kosovës hodhën votën e tyre të shtunën në 19 shtete, ndërsa të dielën qytetarët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.

Analisti i zhvillimeve politike në Kosovën Lulzim Veliu analizoi votën e Diasporës.

Sipas tij, vota në Diasporës mund të ndahet në mënyrë proporcionale, ndërsa shtoi se PDK dhe LDK kanë mobilizuar votat në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“Unë mendoj se kësaj radhe vota e Diasporës do të ndahet proporcionalisht në të gjitha subjektet politike, për shkak të angazhimit të strukturave të partitive. PDK dhe LDK i kanë rikthyer fuqishëm strukturat e tyre”, tha ai.

Ai pohoi se në krahasim me zgjedhjet e kaluar që pjesëmarrja në votime deri tani është shumë e vogël.

“Në krahasim me zgjedhjet e kaluara deri në orën 15:00 kemi përgjysmim të votuesve”, tha ai.

Analisti theksoi se marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA janë ftohur gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe kjo klimë nuk i shërben aspak Kosovës.

“Një ftohje marrëdhëniesh me SHBA kemi parë gjatë mandatit të fundit të Kurtit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!