Dhunoi ish bashkëshorten dhe goditi avokatin/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 35-vjeçari në Fier

schedule10:05 - 26 Janar, 2025

schedule 10:05 - 26 Janar, 2025

Një 36-vjeçar u arrestua në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Waiting”.

Ky shtetas, me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit, ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Dhuna në familje” dhe  “Goditja për shkak të detyrës”.

36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, si edhe ka goditur me sende të forta një 50 vjeçar, me detyrë avokat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!