Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen e tij në mënyrë që të hiqte kërkesën për urdhër mbrojtjeje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”./abcnews.al