Dhunë dhe mashtrim, arrestohet në Elbasan një kosovar

schedule10:51 - 10 Qershor, 2018

schedule 10:51 - 10 Qershor, 2018

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person nga Kosova për dhunë në familje dhe mashtrim.

Burim Pushkolli, 36 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë u arrestua sepse ndaj tij ka bërë kallëzim penal S.P 39 vjeçe, banuese Elbasan. Burim Pushkolli dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, pasi bashkëjetonin të dy.

Ndërkohë nga hetimet e para ka rezultuar se Pushkolli nëpërmjet mashtrimit ka marrë një sasi prej 100.000 mjë lekësh ndaj F.M., 47 vjeç, banues në Elbasan. Ai i kishte premtuar këtij të fundit se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu, 39-vjeçari ka mashtruar edhe një person tjetër nga Elbasani të cilit i ka marrë 50.000 lekë duke i premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pas verifikimeve me Policinë e Kosovës, është vërtetuar gjithashtu se atje për Pushkollin ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim./abcnews.al