Devoll, policia ndalon 23 emigrantë sirianë

schedule13:14 - 12 Gusht, 2018

schedule 13:14 - 12 Gusht, 2018

Në Devoll 23 emigrantë të paligjshëm u ndaluan, por njëri prej tyre përfundoi në spital. Emigrantët, shumica sirianë, janë ndaluar gjatë mëngjesit nga policia kufitare. Një prej emigrantëve, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar nga efektivët e policisë kufitare në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuante nga diabeti dhe ka pësuar krizë diabetike, për shkak të lodhjes. Pas trajtimit, gjendja e tij, është stabilizuar, konfirmojnë bluzat e bardha./abcnews.al