Basha: Në Janar, reforma zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

schedule19:09 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 19:09 - 19 Dhjetor, 2019

Lideri demokrat Lulzim Basha ka mbledhur strukturat partiake, në një mbledhje që ka nisur rreth orës 18:00 dhe po vazhdon në selinë blu. Në mbledhjen me dyer të mbyllura marrin pjesë anëtarë të kryesisë dhe ish-deputetë të PD-së. Abcnews.al përmes burimeve ka zbardhur disa prej porosive të kreut të PD-së. Ai ka deklaruar se Kryeministri e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për ti ikur detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Sipas tij, brenda Janarit PD-ja do ketë gati propozimet e saj për reformën zgjedhore për ti hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Edi Rama po zvarrit miratimin e reformës zgjedhore, sepse nuk do që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë kusht per nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Pas festave ne do të prezantojne para qytetarëve propozimet tona per reformen zgjedhore dhe kërkojme që brenda muajit Janar të miratohet reforma që t’i hapet rrugë zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme, sa më shpejt”, ka thënë Basha.

Më tej ai ka porositur se “bllokimi i reformës zgjedhore konsensuale nga Rama duhet të na gjejë të gatshëm të marrim çdo vendim”.

Ndërsa duke u ndalur tek ligjet e paketës antishpifje ai ka thënë se “qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”.

“Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjne në trafik droge të Ministrit të Brendshëm”, vijoi ai.

/abcnews.al