“Derbi shënohet në kalendar, gati për fitore”, kapiteni karikon Atleticon

schedule17:14 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 17:14 - 12 Dhjetor, 2020

Në darkë luhet derbi i Madridit. Reali pret Atleticon kryesuese, sfidë që nis në orën 21:00. Kapiteni i ekipit të Diego Simeones, Koke flet rreth duelit të veçantë dhe nuk e konsideron Atleticon si favorite.

Derbi është gjithmonë një ndeshje emocionuese, një datë që shënohet në kalendar. Të dy ekipet përfshihen nga entuziazmi për të dhënë më të mirën në fushën e blertë. Shpresoj që gjërat të na shkojnë mbarë dhe të fitojmë.

Renditja? Derbi është derbi, një ndeshje e veçantë dhe nuk ka farë rëndësi renditja e ekipeve. Ne do të japim gjithçka, njësoj si në ndeshjet e tjera ku jemi paraqitur mirë. Do të jetë derbi i parë pa tifozë, një përvojë e çuditshme por duhet të përshtatemi“, deklaron Koke. /abcnews.al