Derbi i kryeqytetit, rrezikojnë 7 futbollistë te Partizani e Tirana

schedule10:19 - 5 Mars, 2021

schedule 10:19 - 5 Mars, 2021

Derbi i kryeqytetit luhet javën tjetër dhe te Tirana e Partizani janë shtatë futbollistë që rrezikojnë të mungojnë. Arsyeja janë kartonët e verdhë dhe nëse ndëshkohen në duelet e radhës do të mbetet jashtë një prej ndeshjeve më interesante të kampionatit.

Te Partizani janë tre lojtarë titullarë që kanë nga tre kartonë të verdhë. Bëhet fjalë për Jurgen Bardhin, Esat Malën dhe Egzon Belicën. Ata janë elementë shumë të rëndësishëm për trajnerin Daja dhe në ndeshjen kundër Skënderbeut do të duhet të ruhen disi.

Nga ana tjetër te Tirana janë katër futbollist në rrezik për ta humbur derbin prej kartonëve të verdhë. Në listë janë emrat e Kristi Vangjelit, Grent Halili, Jurgen Vrapit dhe argjentinasit Agustin Torassa. /abcnews.al