Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës pas përjashtimit të Rusisë

schedule16:01 - 1 Mars, 2022

schedule 16:01 - 1 Mars, 2022

Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.

Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.
Në një deklaratë të lëshuar për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare.

“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ”.

Abraham tha se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhet dërguar edhe sinjale të qarta se “ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet”.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”. /Gazeta Express/