Delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen sot në Turqi

schedule12:44 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:44 - 9 Dhjetor, 2022

Përfaqësuesit e Rusisë dhe SHBA-së do të takohen sot në Stamboll, sipas një njoftimi të agjencise shtetërore ruse të lajmeve TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar.

TASS raportoi se të dy palët do të diskutojnë një numër “çështjesh të vështira”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Rikujtojmë se disa ditë më parë, drejtori  i CIA-s , William Burns dhe homologu i tij  rus, Sergei Naryskin, u takuan në  Ankara në  lidhje me pasojat e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Moska.

/abcnews.al