Deklaroi se hoqi dorë nga muzika, por çfarë po ndodh mes 2PO2 dhe Arilena Arës

schedule16:47 - 7 Shtator, 2021

schedule 16:47 - 7 Shtator, 2021

Duket se kjo periudhë është më e suksesshmja për këngëtaren e njohur, Arilena Ara. Ajo ka përgatitur shumë surpriza përmes albumit të saj më të fundit “Pop Art”.

Vetëm pak javë më parë, Arilena publikoi këngën me Dafina Zeqirin. Ndërkohë një sërë bashkëpunimesh të tjera pritet të dalin.

Së fundmi, bukuroshja ka treguar se ka bashkëpunuar me reperin 2po2, i cili muaj më parë ka deklaruar se nuk do jetë më pjesë e skenës.

Duke postuar një fotografi bashkë me reperin, Arilena njoftoi rikthimin e tij.

“Welcome back, Djali i keq!🏆 @besnik2po2 #POPART THE ALBUM”, shkroi këngëtarja krahas fotos, ku shfaqen të dy duke kënduar./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)